Për herë të parë në Shqipëri u organizua një kamp stërvitor në Taekwondo me pjesëmarrjen e 130 sportistëve nga 4 vende të rajoneve përreth.
Kosova, Mal i Zi, Greqia dhe Shqipëria u bënë bashkë në këtë event me qëllimin e vetëm, masivizimin e sportit të Tekwondos.
‘’Po është hera e parë që ne vizitojmë Tiranën. Është një vend i mrekullueshëm. Kemi bërë shumë shokë të rinj. Kemi disa vite që merremi me Taekwondo dhe nuk mendojmë të heqim dorë për asnjë arsye”.
Organizatori i këtij kampi Julian Caca u shpreh se ky aktivitet nuk do të jetë i fundit në Teakowondo, por është vetëm fillimi i një pune të gjatë.
Në fund Çela premtoi se ky kamp stërvitor do të vazhdojë dhe në vitet në vazhdim për të rritur nivelin e sportit të Taekwondos jo vetëm në Shqipëri, por edhe vendet përreth. (A2 Televizion)