Një pilot zbulon sediljen më të mirë në aeroplan  

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 22:04 | Lifestyle
Një pilot zbulon sediljen më të mirë në aeroplan  

Vera ka shumë udhëtime, qoftë me anije, aeroplanë dhe transport rrugor. Megjithatë, problemi është se ndonjëherë, turbulencat, udhëtimet e gjata, mund të na shkaktojnë probleme të ndryshme fizike, si marramendje dhe të përziera.

Këtë herë do të fokusohemi te avioni, sepse falë pilotit 34-vjeçar Jimmy Nicholson nga Australia, ne kemi sekretin për më pak të përziera dhe marramendje në udhëtimin tuaj.

“Nëse zgjidhni pjesën e përparme të avionit, do të përjetoni më pak turbulenca dhe kështu do të keni një udhëtim më të rehatshëm. Përkundrazi, nëse jeni në fundin e saj, do t'i ndjeni më shumë", thekson ai.  

Piloti me përvojë, në përpjekje për të luftuar frikën e atyre që ndiejnë stres intensiv gjatë një udhëtimi ajror, siguron se: “Aeroplani nuk do të bjerë nga qielli për shkak të turbulencave. Është diçka e bezdisshme që urojmë të jetë e shkurtër”.

Në të njëjtën kohë, ai këshillon ata që përjetojnë të përziera gjatë një udhëtimi me turbulenca të përqendrojnë shikimin jashtë dhe larg. “Shiko nga dritarja dhe fokusohu në horizont”, përfundon ai.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024