Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 39%
  • Tre herë në javë 22%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 33%

Njoftim i rëndësishëm! Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike do jenë të hapura edhe të shtunën

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 15:37 | Aktualitet
Njoftim i rëndësishëm! Zyrat e aplikimit për dokumente

Zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 12 gusht. Njoftimi është bërë nga Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek”. Ato kanë bërë me dije se është marrë ky vendim për të lehtësuar shërbimin për qytetarët, që vijnë për të pushuar gjatë verës në atdhe, e njëkohësisht ripajisen me dokumente udhëtimi.

Procedura për aplikim për pasaportë biometrike bëhet në zyrën e “IdentiTek”, që ndodhet në zonën ku banoni. Së pari, duhet blerë një kupon te çdo zyrë e Postës Shqiptare. Nëse aplikoni për herë të parë, duhet të plotësoni në e-Albania formularin e Policisë së Shtetit. Nëse dokumenti është rinovim, ky formular nuk është i nevojshëm.  

Aplikimin për ID kartë duhet bërë në zyrën ku jeni banor, duke u paraqitur me një kupon të blerë në zyrën e Postës Shqiptare. Riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi