“Nuk ka qenë ndonjëherë në shtëpi që të kthehet”, portieri danez i jep përgjigjen fantastike gazetarit anglez

Nga A2 CNN
7 Korrik 2021, 14:06 | Futboll
“Nuk ka qenë ndonjëherë në shtëpi që të

Portieri i Danimarkës, Kasper Schmeichel, ka “thumbuar” gazetarët anglezë në konferencën për shtyp në prag të gjysmëfinales së “Euro 2020” mes Anglisë dhe Danimarkës, që do të luhet mbrëmjen e sotme.

Schmeichel u pyet nëse e ka dëgjuar ndonjëherë shprehjen e tifozëve anglezë “Po kthehet në shtëpi” (It’s coming home) dhe se çfarë do të thonte për danezët që ta ndalnin këtë “kthim në shtëpi”.

Përgjigjja e tij ishte fantastike: “Kur ka qenë ndonjëherë në shtëpi? Më duket se nuk e keni fituar ndonjëherë Evropianin”.

Gazetari e sqaroi duke i thënë që në vitin 1966 kupa ishte në shtëpi, por Schmeichel sërish e kishte përgjigjen në majë të gjuhës: “Ishte Botëror ai, jo Evropian”.

Tifozët anglezë kanë kënduar në kor “It’s coming home” në Wembley dhe Romë, gjatë ndeshjeve të deritanishme të Anglisë në “Euro 2020”. Mbetet për t’u parë nëse këtë këngë do ta këndojnë deri në fund të turneut… (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos