Ofrohen në Gjirokastër, tunelet e luftës imagjinare që po i shërbejnë turizmit

Nga A2 CNN
31 Korrik 2023, 13:22 | Aktualitet
Ofrohen në Gjirokastër, tunelet e luftës imagjinare që po i

Gjirokastra nuk është vetëm kalaja, pazari i vjetër, kalldrëmet apo shtëpitë karakteristike.

Por siç do qytet në periudhën komuniste edhe në Gjirokastër u ndërtuan tunelet e Luftës së Ftohtë që do ti bënin ballë sulmeve imagjinare të armiqve të atëhershëm të Shqipërisë komuniste.

Një prej këtyre tuneleve Manushaqe Zhuli e ka kthyer në një mini -muze me objekte, veshje dhe shume gjera nga e kaluara e largët dhe më afërt e Gjirokastrës.

Përtej çmimit simbolik prej 1 euro, ideatorja e këtij muzeU, ndjehet e plotësuar me realizimin ëndrrës për të ekspozuar pjesëza nga e kaluara e vendit të saj.

Kjo ide duket se është pëlqyer edhe nga turistët, të cilët shprehen të kënaqur me atë që shikojnë.

Ndërsa një tjetër sipërmarrës ka vendosur një tjetër tunel të luftës së ftohtë ta ktheje në një vend ku tregton produkte bio të bëra nga vetë ajo.

Rritja e konsiderueshme e numrit të turistëve në Gjirokastër ka bërë që qyteti të kërkojë mundësi të tjera për zhvillimin e hapësirave të reja, të cilat jo vetëm tërheqin vizitorë por janë edhe burim te ardhurash.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani