OKB dënon Francën: Gabon me ndalimin e niqabit, të ndryshojë vendimi

Nga A2 CNN
23 Tetor 2018, 13:18 | Bota

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dënuar ashpër iniciativën e qeverisë franceze për të  ndaluar praktikën islamike të niqabit, pra mbulimit të grave me përjashtimin e syve. Sipas OKB-së, ky vendim i Parisit shkon kundër të drejtave themelore të njeriut.

Sipas anëtarëve të komisionit të organizatës ndërkombëtare që përfshin 193 shtete, vendimi “nuk duket i domosdoshëm në kuadër të sigurisë dhe të bashkëjetesës shoqërore”. Sipas ekspertëve ligjore dhe social, në të kundërt, me këtë vendim mundësitë e izolimit të grave në shtëpi është akoma më e madhe.  

Ish presidenti francez Sarkozy ka qënë i pari që ka prezantuar ndalimin e niqabit

Autoritetet franceze, që kanë prezantuar iniciativën qysh nga viti 2011, kanë tani 180 ditë për të treguar hapat e ndërmarra për ta modifikuar në mënyrë që të respektojë parimet humanitare.

Në veçanti, qeveria duhet të kompensoi dy gra që përfunduan në burg në 2012 pas refuzimit për tu zbuluar. Në Francë gjoba mesatare për thyerjen e rregullores mund të shkojë deri në 150 euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos