Romarjo Sinani ka ndarë një rrëfim emocional në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN për mikun e tij Fatjon Bunjakun, duke treguar lidhjen e veçantë që kishte me futbollistin e ndjerë.
Në një intervistë, Sinani zbuloi se ka bërë edhe një tatuazh në nder të tij, në krahun e zemrës, si simbol i miqësisë së tyre të fortë. Ai tregoi se tatuazhi mban portretin e Bunjakut dhe poshtë tij është shkruar fjala “Babo”, nofka me të cilën njihej mes shokëve të ekipit.
“Nga një djalë i panjohur i Kosovës në Elbasan u bë shoku më i ngushtë. Familja e Fatjonit do jetë edhe familja ime gjithë jetën. Kudo që isha unë ishte edhe Fatjoni. E kam bërë tatuazh nga krahu i zemrës. Poshtë është shkrimi ‘Babo’. ‘Babo’ ia ka vënë emrin një lojtar i ekipit dhe po e përdortë shpesh në kafe, dhe i ngeli gjithmonë ‘Babo’. Ai përcillte pozitivitet te tifozët, tregonte grintën që duhet të kesh si lojtar. Edhe jashtë fushe ndalonte, fliste me tifozët, njerëzit. Në çdo ndeshje mbante 2-3 fanella rezervë për tifozët. Njerëzit e mirë i do gjithmonë Zoti pranë vetes. Kam patur peng të luaja njëherë me të por s’më ra rasti”.
(A2 Televizion)