Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik

Nga A2 CNN
1 Qershor 2020, 18:27 | Politikë
Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik

Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik propozojnë që mbledhja e radhës për reformën zgjedhore të mbahet ditën e martë më orën 17:00.

Në njoftimin për shtyp, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili deklarojnë se opozita nuk do të tërhiqet nga pozicioni i saj për t’iu siguruar qytetarëve shqiptarë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Këshilli Politik kishte vënë si afat kohor 31 majin për përmbylljen e reformës zgjedhore në këtë tryezë, por palët nuk ranë dakord dhe ky afat u dogj.

Në takimin e ditës së diel u angazhua dhe një përfaqësues i lartë i ambasadës së SHBA që pjesëmarrësit në tryezë të binin në konsensus, gjë që nuk u arrit.

Gjatë ditës së hënë ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë zhvilluan një vizitë në Selinë Blu ku u takuan me kreun e PD, Lulzim Basha. Ata më herët reaguan dhe në rrjetet sociale ku iu kërkuan palëve arritjen sa më shpejt të marrëveshjes për reformën zgjedhore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos