
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës se ka udhëtuar drejt Francës duke shfrytëzuar avionin e Air Albania-s si charter personal. “Unë s'jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe “shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë” ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnë ditë-natë! Pikë”, shkruan Rama në Twitter.
Kryeministri bëri edhe një koment për atë që po ndodh me Reformën Zgjedhore. “Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj!”.
Ai njoftoi gjithashtu se nga sot është vënë në punë edhe ushtria për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet. (A2 Televizion)