Një juri e madhe në Manhatan ka votuar për ngritjen e një padie ndaj ish-presidentit Donald Trump, për akuza që kanë të bëjnë me pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për të blerë heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë. Ky është rasti i parë në historinë e SHBA-së që një ish-president do të përballet me akuza penale. Për këtë ka folur më shumë në Dita Jonë producentja e lajmeve ndërkombëtare Rosalba Bejdo. (A2 Televizion)
Paditet Trump, Juria e Manhatanit hap dritën jeshile për arrestimin e ish-presidentit
