Për të paguar faturat apo për të blerë ushqime në supermarket, shqiptarët kryen mbi 4 milionë transaksione me kartë në harkun e muajve janar-prill.
Të dhënat nga Banka e Shqipërisë se në total në 4 muajt e parë të vitit u kryen pak më shumë se 11 milionë transaksione me karta, por pjesa më e madhe, gati 7 milionë ishin tërheqje parash nga banka.
“Lajmi më i mirë është fakti që shqiptarët kanë filluar të vlerësojnë kohën edhe përdorimin në mënyrë sa më eficente të kohës së tyre. Kjo përkthehet në më shumë produkte digjitale të pagesave, që kanë ekzistuar prej vitesh”
Bora Feri, eksperte e sistemit të pagesave
Banka Botërore dhe Fondi Monetar ndërkombëtar në disa raporte e kanë këshilluar qeverinë dhe Bankën e Shqipërisë të nxisë përdorimin e pagesave me kartë, si një mënyrë për të kuruar disa nga problematikat që ekonomia shqiptare ka
“Së pari ndihmon në luftën ndaj informalitetit. Vendos një barazi midis tregtimit “cash”, të cilët shpesh abuzojnë dhe atyre që janë të rregullt dhe transparentë.”
Bora Feri, eksperte e sistemit të pagesave
Me gjithë rritjen, Shqipëria vijon të jetë e prapambetur në drejtim të pagesave me kartë bankare nëse e krahasojmë me vendet e në Evropë apo edhe Rajonit. Ndaj ekspertë të sistemit të pagesave këshillojnë ofrimin e stimujve për qytetarët për të nxitur pagesat me kartë. (A2 Televizion)