Parashikimi i motit: 18 shtator 2021

Nga A2 CNN
18 Shtator 2021, 08:16 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 18 shtator 2021

Moti në territor vijon me vranësira e shira të herë pas hershëm ku priten edhe rrebeshe të shkurtra në shtrirjen nga qarku Shkodër deri afër Fierit.

Ndërsa, duke iu afruar mbrëmjes, do ketë përkohësisht përmirësim  të motit në vend, përjashtuar disa zona veriore ku shirat mbeten.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 2°C në të dy vlerat ditore,  të cilat do të luhaten nga 10 në 29-30°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë në mesditë e pasdite, nga drejtimi jugperëndimor dhe perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë, dallgë më të larta priten në det të hapur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024