Parashikimi i motit: 21 shtator 2021

Nga A2 CNN
20 Shtator 2021, 23:26 | Moti
Parashikimi i motit: 21 shtator 2021

Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në pjesën me të madhe të vendit, ku nuk përjashtohet mundësia për shira të papërfillshëm në zona të izoluara, ndërsa skajet veri-jugore paraqiten me vranësira më të dendura dhe shira më të shpeshtë por të dobët.

Temperaturat do të ulen me 1-2°C në të dy vlerat ditore, të cilat luhaten nga 10 në 30°C.

Era do të fryjë e lehtë deri afër mesditës, kur era forcohet në mesatare deri tek e fortë nga drejtimi verior gjatë gjithë ditës, dhe për pasojë, në brigjet detare aktivizohet dallgëzim rreth 3-4 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos