Partizani shkëlqen në Conference League, Tedi Cara me 5 yje

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 22:42 | Futboll
Partizani shkëlqen në Conference League, Tedi Cara me 5 yje

Partizani ka shkëlqyer në ndeshjen e dytë të Conferencë League përballë Atletic Club D’Escalades, duke hedhur dhe një hap më tej drejt ëndrrës së madhe për një kualifikim të mundshëm në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

“Të kuqtë” fituan me rezultatin 4-1 në Air Albania, në një ndeshje që foli totalisht për ta, ndërkohë që miqtë ishin inferiorë përballë vendasve.

Ishte Tedi Cara njeriu vendimtar i këtij takimi i cili e gjeti dy herë rrugën e rrjetës së klubit nga Andorra në minutat 28 dhe 45.

Goli i tretë u shënua nga Rrapaj, ndërkohë që Atletic Club D’Escalades fitoi një 11 metërsh në minutat e fundit, nga ku shënoi dhe golin e nderit. Vetëm pak sekonda më pas, Eros Grezda gjeti rrjetën e parë me kryeqytetasit dhe vulosi fatet e këtij takimi.

Tashmë Partizani do të duhet të mendojë për ndeshjen e radhës në Conference League, e cila do të luhet më 10 gusht dhe do t’i vendosë përballë letonezëve të Valmierë. Një short i lehtë në letër, i cili më pas mund t’i dërgojë “Demat” në fazën play-off.

A2 CNN Livestream

A2 Business