Pas Koloseut vandalizohet edhe kulla e Pizës, turistja kapet mat duke gdhendur inicialet

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 21:01 | Bota
Pas Koloseut vandalizohet edhe kulla e Pizës, turistja kapet mat duke

Dëmtimi i monumenteve italiane nga turistët vandalë ka vijuar e gjatë kësaj vere.

Pas Romës dhe Milanos, radhën e kishte kulla e Pizës, simboli i Piazza dei Miracoli që u vu në shënjestër paraditen e së hënës së 7 gushtit.

Policia ndërhyri rreth orës 10:50 me kërkesë të një punonjësi të Opera Primaziale, i cili kishte vënë re një turist të huaj duke gdhendur një kolonë të unazës së shtatë të monumentit me një objekt me majë.

Policët ndaluan turisten franceze 19-vjeçare, e cila u tha se kishte gdhendur një zemër me dy germa brenda, duke përdorur një byzylyk për të gërvishtur gurin e kullës.

Vajza pasi është shoqëruar në komisariat ka pranuar përgjegjësitë e saj. E reja është denoncuar në Prokurorinë Publike për veprën penale të dëmtimit të rëndë të trashëgimisë kombëtare arkeologjike, historike dhe artistike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos