Pas muajsh duke u kuruar nga sëmundja “Lyme”, Bella Hadid rikthehet në punë

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 15:19 | Showbiz
Pas muajsh duke u kuruar nga sëmundja “Lyme”, Bella Hadid

Pas bujës që bëri ku zbuloi se vuante nga sëmundja “Lyme” dhe prej më shumë se 5 muajsh kurim, modelja e njohur Bella Hadid është rikthyer në punë.

26-vjeçarja është rikthyer në set duke pozuar me të brendshme teksa shfaqet duke kënduar këngën “Sprinter”. Më pas, ajo postoi një video të dytë, ku së bashku me kolegët e saj modele dhe artistë grimi këndojnë këngën e famshme “Part of Your World” nga “The Little Mermaid” të Disney.

Supermodelja Bella Hadid ka rrëfyer përmes imazheve sëmundjen Lyme, prej së cilës vuan edhe nëna e saj Yolanda dhe vëllai Anëar, e cila e ka torturuar prej mëse 11 vitesh. Ndër simptomat me të cilat Bella u detyrua të jetonte janë takikardia, humori i keq, djersitja, dhimbja e kyçeve, vështirësia në frymëmarrje, pagjumësia, dhimbja e kokës, ankthi dhe konfuzioni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos