Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Për pushime në veri? Valët e të nxehtit ndryshojnë modelin e verës në Europë

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 14:26 | Bota
Për pushime në veri? Valët e të nxehtit ndryshojnë

A ka një të ardhme vera klasike në Mesdhe? Është kjo pyetja që i bëjnë vetes qytetarët në kërkim të çlodhjes, pushimet  e të cilëve u prekën këtë vit nga temperaturat mbi 40 gradë, zjarret e përmasave të frikshme , dhe anulimet e fluturimeve për shkak të tyre ne rajonin e Europës Jugore.

Industria e turizmit që sjell një kontribut të rëndësishëm në prodhimin e brendshëm bruto të kontinentit të vjetër, mund të ekspozohet ndaj barrave të konsiderueshme për shkak të ndryshimeve klimatike.

Shqetësimet I mbështet edhe një studim i komisionit europian më fakte dhe shifra. Studimi i kryer nga analisti i ndikimeve të klimës dhe politikave të përshtatjen në Komisionin Europian, Garcia León, zbulon një model të qartë të orientimit të turizmit nga jugu drejt veriut në Europë, me rajonet veriore që po përfitojnë për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ato jugore që po përballen më rënie të kërkesës.

Megjithatë ekspertët e industrisë thotë se fokusi i pushuesve në Europë do të zhvendoset shumë gradualisht, me Greqinë, Spanjën dhe Italinë që vijonë të mbeten destinacionet e preferuara.

 “Nuk do të një rënie dramatike e kërkesës, por një ndryshim gradual. Francezët për shembull, të cilët kanë e kanë vuajtur shumë vapën këtë verë do të drejtohen drejt destinacioneve më të freskëta gjatë muajve të verës, si në veri të Francës, ashtu edhe në Europën Veriore. Por kjo nuk do të thotë se turizmi do të dështojë në vende si Greqia, Spanja dhe Italia. Sezoni nuk do të kufizohet më në korrik dhe gusht, por do të shtrohet edhe në pranverë dhe vjeshtë,” shprehet Jean-Pierre Mas, President i shoqatës së agjencive turistike, Francë.

Europa vijon të tjerë rajoni më i vizituar në botë, sipas vlerësimeve të organizatës botërore të turizmit.

Në 2020, kontinenti gjeneroi 41 për qind të të gjithë arkëtimeve nga turizmi dhe regjistroi 51 për qind të të gjithë të ardhurve nga jashtë, ekuivalent i 582 milion turistëve.

Një postim në Twitter i ministrit gjerman të Shëndetësisë Karl Lauterbach, teksa pushonte në toskana, shkaktoi irritim në Itali.

Vala e të nxehtit është spektakolare këtu. Nëse vazhdon kështu këto destinacione nuk do të kenë më të ardhme”, shkroi ai, duke theksuar se po një epoke po i vinte fundi.

I menjëhershëm ishte reagimi i minsitres italiane të turizmit Daniela Santanchè e cila kujtoi se Italia kishte qenë destinacioni i preferuar i bashkatdhetarëve të ministrit gjerman. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi