Në Nepal ekziston një traditë çnjerëzore për gratë dhe vajzat e reja. Çdo vajzë, në periudhën e menstruacioneve dërgohet në një kasolle prej balte, shumë larg shtëpisë dhe fshatit të saj. Në këtë kasolle, ato do duhet të jetojnë me pak ose aspak furnizime ushqimore, pak ose aspak ujë dhe pa produkte të higjienës personale që plotësojnë kushtet e duhura. Dhe e gjithë kjo sepse "Zoti do të zemërohet nëse një vajzë gjatë menstruacioneve prek dikë, dhe këtij të fundit do t’i ndodhin gjëra të këqija dhe do të sëmuret."
E për fat të keq, kjo praktikë ka sjellë edhe një bilanc negativ, ku jo më pak se 1 javë më parë, një e re humbi jetën për shkak të hipotermisë. Ndërkohë, ka pasur vdekje për shkak të sulmit të kafshëve, si në rastin e një 16-vjeçareje, e cila u pickua nga një gjarpër vdekjeprurës, ndërsa shpesh gratë që jetojnë me ditë në kasolle marrin pneumoni ose sëmundje të rënda të frymëmarrjes.
Tabutë rreth periodave janë veçanërisht të forta në pjesë të tilla të botës, duke pasur parasysh se gratë janë të detyruara të durojnë të gjitha llojet e paragjykimeve ndaj tyre. Sidomos kur në mes ka arsye fetare dhe teori që i trembin femrat, ato e kanë të vështirë të refuzojnë zhvendosjen në kasolle, pasi besojnë se për shkak të tyre do të vuajë familja. Presioni nga komunitetet lokale për të vazhduar praktikën vrasëse është shumë i madh, aq sa edhe nënat që kanë frikë për shëndetin dhe integritetin fizik të vajzave të tyre, të cilat mund të bëhen pre e çdo kalimtari gjatë qëndrimit të tyre në kasolle. (A2 Televizion)