Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

Policia vë në rresht hajdutët e makinave në Turqi

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2023, 11:43 | Bota
Policia vë në rresht hajdutët e makinave në Turqi

Ndërsa me mijëra persona vijojnë të kërkojnë për të mbijetuar nën rrënoja, të tjerë tentojnë të përfitojnë sa më shumë nga fatkeqësia që ka përfshirë Turqisë pas tërmeteve të fuqishme që goditën më 6 shkurt vendin.

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga 12 persona, të cilët vidhnin automjete në zonat e goditura nga tërmetet.

Personat e arrestuar janë zbuluar pasi janë verifikuar kamerat e sigurisë. Më pas, policia ka publikuar edhe një foto me hajdutët e makinave të vënë në rresht.

A2 CNN Livestream

A2 Business