Pompeo në Itali, gazetarja i ofron djathë “parmigiano”: Çoja Trump-it

Nga A2 CNN
2 Tetor 2019, 12:26 | Bota

Përveç mirëseardhjes së ngrohtë, sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, mori një dhuratë të pazakontë gjatë vizitës zyrtare në Itali.

Pak pas shtrëngimit të duarve me kryeministrin Giuseppe Conte, një gazetare e emisionit satirik investigativ “Le Iene”,  ju afrua Pompeos për t’i ofruar një copë djathë “Parmigiano Reggiano”, një produkt italian që mund të preket nga tarifat që Trump kërcënon të vendosë ndaj mallrave europianë.

Gazetarja Alice Martineli i kërkoi sekretarit të shtetit t’ia jepte dhuratën presidentit amerikan, në mënyrë që ai ta kuptonte se sa të mira janë produktet italiane.

I zënë në befasi, Conte i kërkoi pjesëtarëve të sigurisë te shoqëronin gazetaren jashtë, ndërsa Pompeo reagoi duke buzëqeshur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos