“Pothuajse një menaxher“, roli i kreut të SPAK sjell “Debat”, Hoxha: Reforma nuk i ka shpëtuar sëmundjes së ndikimit të Njëshit

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2022, 21:25 | Aktualitet
“Pothuajse një menaxher“, roli i kreut të SPAK sjell

Ndërkohë që pritet se kush do të drejtojë me mandat 3 vjeçar Prokurorinë e Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin, roli i këtij pozicioni kyç është subjekt pikë vështrimesh të ndryshme në “Debat”.  

Për gazetarin Armand Bajrami, “ndonëse nuk është i parëndësishëm, me siguri nuk është aq i rëndësishëm sa po perceptohet nga  i opinionit publik. Ai është më shumë një administrator, sesa një njeri që mund të ndërhyjë në hetime, ose të diktojë hetime, është pothuajse një menaxher i prokurorisë së Posaçme, edhe pse ka rëndësi fryma që ai jep”.

Ndërkohë kolegia Anila Hoxha thotë se ky përshkrim mbetet në letër dhe praktika tregon ndryshe. “Do të ishim të pasinqertë në qoftë se do të thoshim se ligji po zbatohet siç duhet.  6 vjet nga fillimi i Reformës, Prokuroritë janë ende në ndikim të Njëshit, që është prokurori i përgjithshëm. Reforma nuk arriti një nga objektivat, që prokurori të jetë zoti i dosjes së hetimit. Prokurorët janë gjithmonë e më shumë të varur, ne kemi prokurorët për mediat,  por informacionet na vijnë nga Prokuroria e Përgjithshme, sepse informacioni është nën kontrollin e Njëshit”.

https://youtu.be/a89-zGYtBuw

Sipas saj, “në teori është shumë i bukur ligji në praktikë nuk është, e njëjta edhe me SPAK, në praktikë kreu i SPAK është shumë i rëndësishëm jo vetëm në fryme. Nuk është kancelar, në fakt nuk është kështu në mënyrën sesi prokurori është i varur, nga kjo sëmundje nuk është kursyer as SPAK”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/29/thirrjet-e-ambasadores-kim-per-zgjedhjet-ne-spak-gjuhe-e-pazakonte-mesazhi-eshte-per-ata-qe-i-votojne/
https://a2news.com/video/kriteret-e-votimit-per-kreun-e-spak-hoxha-qellimisht-evazive-asgje-per-transparencen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos