“Siç u bë stadiumi i finales së sotme europiane, do të bëhet së shpejti edhe Teatri i Ri Kombëtar”. Kështu premton kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ndërsa kryeqyteti pret sot finalen e Conference League.
“Mirëmëngjes dhe me shpresën se ka akoma nga ju që e kujtojnë kur ju thosha se do të bëjmë një nga stadiumet më të bukur të Europës, aty ku deri para pak vitesh kishte mbetur një kalbësirë urbane në zemër të kryeqytetit, duke ju siguruar se siç u bë stadiumi i finales së sotme europiane një krenari kombëtare në Europë, do të bëhet së shpejti edhe Teatri i Ri Kombëtar, ju uroj të gjithëve ta kaloni bukur këtë ditë të shënuar sportive për të tërë Europën këtu në Tiranë”.
Një muaj më parë, kreu i qeverisë tregoi edhe arsyet pse nuk ka nisur ende puna për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, ku sipas tij ndikoi rritja e çmimeve në sektorin e ndërtimit për shkak të tërmetit, pandemisë dhe luftës në Ukrainë. (A2 Televizion)