Primaret e PD, mësohen kandidatët që do përballen me socialistët më 14 maj

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2022, 23:09 | Politikë
Primaret e PD, mësohen kandidatët që do përballen me

Demokratët përmbyllën të dielën procesin e primareve. Me votën e mbi 55 mijë anëtarëve dhe simpatizantëve përcaktohen kandidatët e opozitës për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në pjesën më të madhe të bashkive procesi është finalizuar. Përveç Shkodrës, me Bardh Spahinë, Elbasanit me Luçiano Boçin dhe Kukësit me Admir Sinamatin, kandidatë pa rivalë në primare, po mësohen edhe emrat e tjerë që do të përballen me socialistët në zgjedhjet lokale.

Në Durrës dhe Korçë do të garojnë përkatësisht ish-deputetet, Igli Cara dhe Ledina Alolli, ndërsa në Vaun e Dejës kërkon të rimarrë bashkinë deputeti Zef Hila.

Gara për Vlorën iu besua Hysni Sharrës, Lushnja Eduart Sharkës, Berati Zija Ismailit, Shijaku Rezart Tushajt, Pogradeci Zini Tollozhinës dhe Vora Indrit Hoxhës, sekretarit për diasporën në PD.

Kandidatet e PD për kryetar bashkie

1. Tepelena        Baftjar Imeri

2.Gjirokastër      Dorjan Lani

3.Poliçan              Behar Xhaferraj

4.Skrapar             Eugen Mustafallari

5. Vau Dejës       Zef Hila

6. Selenicë          Leonard Rakipaj

7.Dimal               Gentjan Meçe

8. Roskovec        Nerdit Hazizaj

9.Kolonjë             Ethem Lumani

10.Shkoder         Bardh Spahia

11.Patos               Sofie Alushaj

12.Berat               Zija Ismaili

13.Mallakaster  Resmi Shanaj

14.Memaliaj       Albert Malaj

15.Shijak              Rezart Tushaj

16.Pogradec       Zini Tollozhina

17.Libohovë       Adil Xhelili

18.Lushnje          Edurat Sharkaj

19.Devoll             Elvis Hajdërlli

20.Kurbin             Behar Haxhiu

21. Divjakë          Aurel Malko

22.Mallakastër  Resmi Shanaj

23.Rroskovec     Erdit Hazizaj

24.Vorë             Indrit Hoxha

25.Korçë            Ledina Alolli

26.Vlorë Hysni Sharra

27.Durrës Igli Cara

28.Peqin Mustafa Pashja

29. Kamëz Arjan Hoxha

30. Tiranë balotazh Këlliçi Alimehmeti

https://a2news.com/2022/12/04/rezultatet-e-primareve-te-pd-berisha-gare-fisnike-jemi-forca-me-e-fuqishme-e-vendit/
https://a2news.com/2022/12/04/lefter-maliqi-fiton-primaret-ne-kucove-mirenjohje-dy-lidereve-meta-berisha/
https://a2news.com/2022/12/04/me-vetem-dy-vota-diference-shpallet-fituesi-ne-primaret-e-pd-ne-pogradec/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024