Pas pushimeve janë të shumtë ata që kanë probleme me rikthimin në punë apo tek angazhimet e tyre të përditshme. Po aq ka edhe nga ata që nuk e vuajnë shumë këtë proces. Fëmijët, nxënësit, ndonjëherë prindërit, janë ata që kanë vështirësi të largohen nga përgjumja e pushimeve. Ndaj, në “Dita Jonë” treguam disa shembuj se si të jemi në formën më të mirë, për të rinisur siç duhet. Në studio ishin të ftuar Rezart Cenaj dhe Greis Petroviç për të komentuar rreth kësaj teme. (A2 Televizion)