Pronarë dhe administratorë të mjeteve lundruese dhe detare po protestojnë përpara policisë kufitare në Vlorë. Ata protestojnë për bllokimin e lundrimit të mjeteve lundruese pikërisht në kulmin e sezonit turistik.
Sipas tyre, mjetet dhe lundrimi po bllokohen pa arsye për shkak të një aksidenti. Ata kanë të rregullta dokumentet, paguajnë taksa dhe sigurime shoqërore.
Siç tregojnë dokumentet e tyre janë verifikuar kanë dalë të rregullta dhe sërish ata nuk janë lejuar të lundrojnë.
Gjithashtu pronarët e mjeteve tregojnë se bllokimi i tyre në kulmin e sezonit turistik i penalizon, pasi kanë taksa dhe fatura për të paguar dhe nuk ia dalin dot t’i paguajnë, pasi janë kredimarrës dhe e kanë lakun në fyt nëse nuk punojnë.
Ky vendim i drejtorit të ri të drejtorisë së Kufirit në Vlorë, Eduart Sulejmani vjen në kulmin e sezonit turistik, për shkak të ngjarjes tragjike në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja. Sipas vendimit asnjë mjet lundrues duke filluar që prej ditës së djeshme nuk do të dalë dot në det. (A2 Televizion)