Kompanitë më të mëdha kineze online, si Alibaba, ByteDance - që ka në pronësi TikTok dhe Tenent, kanë ndarë detajet e algoritmeve të tyre me qeverinë kineze, diçka që ndodh për herë të parë, sipas tyre.
Algoritmet vendosin se çfarë postimesh shohin përdoruesish dhe renditjen sesi i shohin ato, duke u bërë kështu një pikë kyçe për rritjen e platformave të rrjeteve sociale. Në përgjithësi ato ruhen me fanatizëm nga kompanitë. Në Shtetet e Bashkuara, Meta - kompania mëmë e Facebook - dhe Alphabet - kompania mëmë e Google - kanë deklaruar se algoritmet janë sekret tregtar.
Rregullatori kinez i hapësirës kibernetike (CAC) ka publikuar një listë me përshkrimet e 30 algoritmeve dhe deklaroi se lista do të përditësohet vazhdimisht. Sipas tij, kjo bëhet për të minimizuar abuzimin me të dhënat e përdoruesve. (A2 Televizion)