Protestat e dhunshme në Kinë, tërhiqen autoritetet

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 10:39 | Bota
Protestat e dhunshme në Kinë, tërhiqen autoritetet

Protestat e dhunshme disaditore kanë detyruar autoritetet në disa qytete të Kinës të rishikojnë masat kundër koronavirusit, të cilat tashmë kanë nxitur revoltë popullore dhe që po shtypen në pjesën më të madhe të rasteve me dhunë.

Kështu, nga dita e sotme, shumë rajone në qytetet kryesore kineze të Shanghait dhe Guangzhou kanë vendosur të lehtësojnë disa prej kufizimeve me justifikimin e përmirësimit të situatës së infektimeve nga koronavirusi.

Prej disa ditësh, qytetarët kanë dalë në protestën që u nxit nga humbja e jetëve të 10 personave në një qendër karantinimi të të infektuarve me Covid. Shumë kinezë besojnë se kufizimet e Covid në qytet ishin shkaku për këtë tragjedi, por autoritetet e mohojnë këtë.

Kina ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave në ditët e fundit, me më shumë se 36.000 raste reja çdo 24 orë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi