E diela shënoi ditën e tretë të protestës së maturantëve për çështjen e tezës së provimit të letërsisë.
Edhe pse në një numër më të reduktuar, nxënësit e gjimnazeve të Tiranës u ulën sërish përpara Ministrisë së Arsimit me të njëjtat kërkesa, vlerësimin vetëm për pyetjet të cilat janë hartuar si duhet apo shtyrjen e datave për provimet e tjera.
Maturantët do t’i nënshtrohen këtë të hënë provimit të matematikës, për të cilin ka pasur thirrje të shumta nga nxënësit për ta bojkotuar. (A2 Televizion)