Bordi i Transparencës publikoi çmimet e reja të karburanteve, që nisin të zbatohen nga kjo e premte, në orën 18:00.
ÇMIMET E REJA
Nafta: 174 lekë/litri me pakicë, 162 lekë/litri me shumicë
Benzina: 177 lekë/litri me pakicë, 165 lekë/litri me shumicë
Gazi: 66 lekë/litri me pakicë, 54 lekë/litri me shumicë për automjetet.
Nafta për peshkim: 81 lekë/litri
Bordi i Transparencës, 28/04/2023
“Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 Prill ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.”, thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.
Bordi i Ushqimeve hyri në fuqi më 1 prill të vitit të shkuar dhe detyra e tij ishte monitorimi i çmimeve të produkteve të shportës dhe përcaktimin e marzheve të fitimit të bizneseve të këtij sektori. (A2 Televizion)