"Qytetarët po kërcënohen", Boçi: Mbështetësit tanë po intimidohen nga policia me urdhër të Gjiknurit

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 16:31 | Politikë
"Qytetarët po kërcënohen", Boçi:

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka akuzuar kundërshtarët e tij politikë se po intimidojnë dhe po u orientojnë votën qytetarëve.

Para gazetarëve, Boçi u shpreh se qytetarët po përballen me kërcënime.

“Duket e qetë, por jemi në një situatë lufte. Këto nuk kanë qenë zgjedhje, ka qenë një luftë e vërtetë. Janë përdorur masivisht mjete nga ajo që unë e kam konsideruar, banda e shtetit dhe banda e bashkisë. Ky është një realitet i denoncuar në vazhdimësi nga ne.”

Kandidati i BF për Elbasanin bëri po ashtu të ditur se rastet janë denoncuar në prokurori.

Mbështetës tanë janë intimiduar madje edhe nga forcat e rendit të orientuara nga drejtuesi politik i qarkut, Damian Gjiknuri. Ai s’po bën rolin e politikanit, por edhe të policit."

Më pas, në një tjetër deklaratë për mediat ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime nëse duan një bashki me qëllime më të mira.

Nga ana tjetër, kandidati i PS-së për bashkinë Elbasan, Gledian Llatja e cilësoi fushatën dhe situatën aktuale si ndër më të qetat në Elbasan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos