Mesazhe urimi nga Kina, Rusia, Bashkimi Europian dhe shumë vende të botës kanë shkuar në adresë të autoriteteve të Serbisë, me rastin e ditës së pavarësisë.
Në mesin e tyre ishte dhe një telegram urimi nga presidenti amerikan, Joe Biden. “E inkurajoj Serbinë që të vazhdojë me progresin e vitit të kaluar në dialogun me Kosovën, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian. Marrëveshja për normalizim dhe zbatim paraqet hapa thelbësorë drejt një të ardhmeje më paqësore dhe më të suksesshme për Serbinë, rajonin dhe Europën”, lexohet në mesazhin e Biden.
Vetëm pak orë pas këtij mesazhi, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, u kujdes që të tregonte orientimin e vendit të tij nga Lindja dhe jo nga Perëndimi. Ai prezantoi një sistem për mbrojtje ndaj dronëve, të blerë nga Rusia. (A2 Televizion)