Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Orban 'protektori' i Vuçiç, Hungaria i kërkon BE-së aderimin e Serbisë në Union

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2024, 23:01 | Ballkani



Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban tha se Serbia duhet të hyjë sa më shpejt në Bashkimin Europian, në të kundërt Beogradi do të zgjedhë bashkëpunimin me partnerët e tjerë dhe Brukseli do ta humbasë këtë vend.

Paralajmërimi i kryeministrit hungarez Orban vjen gjatë intervistës së këtij te fundit për median austriake “Die Presse”. Kryeministri hungarez e quajti zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor një “prioritet kryesor” për Budapestin gjatë presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian, i cili fillon më 1 korrik, por prioritet për Orban në rajon ka Beogradi.

“Duhet të përfundojmë detyrën e vjetër të zgjerimit përpara se të fillojmë zgjerimin e ri me Ukrainën. Nëse nuk e integrojmë Serbinë sa më shpejt të jetë e mundur, do ta humbasim atë. Sapo ka përfunduar një marrëveshje të tregtisë së lirë më Kinën”, tha Victor Orban.

Deklarata e Victor Orban për Serbinë bie ndesh me prioritetet e politikave të zgjerimit të Bashkimit Europian, të cilët e shohin integrimin e Ballkanit Perëndimor të pandarë mes tyre. Kujtojmë se Bashkimi Europian ka kritikuar shpesh herë Serbinë, duke i vënë edhe kusht për normalizimin e raporteve me Kosovën dhe miratimin e marrëveshjes së Brukselit.

Parlamenti Europian ka vendosur nën lupë qeverinë serbe, duke miratuar rezolutën e cila kërkon hetimin e zgjedhjeve parlamentare.  

Orbán hodhi poshtë gjithashtu, perspektivat e Kievit për të shmangur pushtimin e Rusisë dhe për t'u bashkuar me BE, duke pretenduar se mënyra e vetme për të mbijetuar Ukrainën është që vendi të jetë "një zonë tampon midis Rusisë dhe Perëndimit".

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi