Sondazh: A mendoni se është rritur roli i Shqipërisë në politikën ndërkombëtare?
  • Po 54%
  • Jo 46%

Bie muri etnik në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi zgjidhet kryeministër

Nga A2 CNN
28 Janar 2024, 14:14 | Ballkani

Bie muri etnik në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi zgjidhet

Në Maqedoni të Veriut është rrëzuar një mur i rëndësishëm etnik. Për herë të parë në histori, qeverinë në Shkup do ta drejtojë një shqiptar. Bëhet fjalë për Talat Xhaferin nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Vetëm para disa çastesh me 65 vota pro dhe 3 kundër Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi qeverinë teknike me kryeministër Talat Xhaferin.  

Seanca për votimin e tij si kryeministër teknik nisi më shumë vonesë, për shkak të mbërritjes së vonë të deputetëve në sallë. Pika e vetme e rendit të ditës ishte ajo e zgjedhjes së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në sallë ishin të regjistruar 108 deputetë.

VMRO-DPMNE në opozitë kundërshtoi kandidaturën e Xhaferit, gjithashtu edhe opozita shqiptare nuk e votoi kryeministrin teknik. Deputetët e tyre nuk morën pjesë në seancën e sotme.

Talat Xhaferi gjatë fjalimit të tij prezantoi dhe përbërjen e qeverisë, ku bie në sy numri rekord i ministrive që do të drejtohen nga shqiptarët: janë plot 9 ministri të tilla nga ajo e jashtme, te e shëndetësisë e deri tek ajo e financave.

VMRO-DPMNE në opozitë, përmes Antoni Milloshoskit, lëshoi kritika të ashpra ndaj Qeverisë së re teknike, duke nënvizuar për shkak të tradhtisë së LSDM-së, Republika e Maqedonisë së veriut sot është me qira në shtetin e saj.

Xhaferi në fjalën e tij para deputetëve ka thënë se respektimi i ligjit dhe Kushtetutës, por edhe zbatimi i programit qeveritar do të jenë prioritetet kryesore të tij.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli