Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 11%
  • E vështirë 67%
  • E pamundur 22%

Caktohet data zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut! 100 ditë para qeveri teknike, do drejtohet nga një kryeministër shqiptar

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 21:47 | Ballkani

Caktohet data zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut! 100 ditë para

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj 2024. Vendimi është marrë ditën e sotme, ku mësohet se populli do të zgjedhje qeverinë që i drejtojë, pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare. Raundi i parë për zgjedhjen e presidentit e vendit do të zhvillohet më 24 prill.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, njëherësh kryetari i Lidhjes Social Demokrate në pushtet tha se palët arritën në një dakordësi.

“Duke pasur parasysh afatet ligjore dhe festat fetare që janë në këtë periudhë, ne u pajtuam për këto data të zgjedhjeve. Më në fund, pas 17 vjetëve do të kemi zgjedhje të rregullta parlamentare dhe kjo flet për politika të mira të Qeverisë”, tha Kovaçevski.

Referuar asaj që raportojnë mediat vendase, 100 ditë para zgjedhjeve, ose më 28 janar, do të formohet një qeveri teknike. Kjo qeveri do të kryesohet nga një kryeministër shqiptar, i cili do të propozohet nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, që drejtohet nga Ali Ahmeti.

Data e zgjedhjet pritet të dekretohet më së voni deri në fund të muajit dhjetor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë