Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Eksperti i sigurisë jep alarmin: Vuçiç si Putin para luftës, rrezik për Kosovën para 27 majit

Nga Xhevahir Qardaku
26 Mars 2024, 20:01 | Ballkani

“Serbia mund të angazhohet bashkë me Rusinë për ndonjë trazim të situatës në Kosovë para datës 27 maj”. Është ky alarmi që lëshohet nga eksperti i sigurisë, doktori i shkencave, Gurakuç Kuçi, në një hulumtim të publikuar në institutin për studime të luftës hibride, Octopus.

Eksperti vë në pah faktin që retorika aktuale e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kundër Kosovës është e njëjtë me atë para luftës të Putinit kundër Ukrainës, duke pretenduar një rrezikim të ekzistencës së pakicave. Kuçi shkruan në hulumtimin e tij për ndikimin që ka Kisha Ortodokse Serbe në rajon, ndërsa përmend me shqetësim Kuvendin e Madh të Pashkëve ku do të mblidhet politika, akademikët serbë dhe përfaqësues fetarë ortodoksë serbë nga Serbia, Republika Srpska, Mali i Zi dhe Kosova më 5-6 maj, që përkon dhe me datën e shenjtit ushtarak sllav.

“Serbia dhe Rusia pas avancimit të Kosovës në NATO dhe KiE mund të mos kenë më arsye të presin dhe kjo i jep arsye edhe Rusisë për ashpërsim të luftës. Avancimi i Kosovës tregon se do ketë intensifikim  përplasjesh në nivel global dhe rajonal. Retorika e njëjtësuar Vuçiç–Putin dhe angazhimi i Kishës Ortodokse Serbe në një datë të shenjtë tregon angazhim në ndërmarrje të reja”, thuhet nw Konkluzionet e hulumtimit, Octopus.

Eksperti shkruan më tej se “Rusia dhe BRICS janë të interesuar ta mbajnë gjendjen aktuale të luftërave dhe t’i zgjerojnë ato por në asnjë mënyrë armëpushim”. Në hulumtim, që mban titullin “Retorika e luftës Putin-Vuçiç, Kuvendi i Kishës Ortodokse, avancimi i Kosovës në NATO dhe KiE dhe vatrat e reja të luftës”, Kuçi përmend të gjitha kërcënimet e fundit të Vuçiçit, përfshirë atë më seriozin, që Serbia do të presë momentin e duhur për të vepruar në Kosovë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani