Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Lavrov drejt Maqedonisë së Veriut, merr lejen e Bullgarisë

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2023, 11:38 | Ballkani

Lavrov drejt Maqedonisë së Veriut, merr lejen e Bullgarisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë i dha leje avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të fluturuar mbi Bullgari, për të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave të OSBE që do të mbahet në Shkup nga datat 29 nëntor deri më 1 dhjetor.

Në njoftimin për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë bëri me dije se ka dhënë leje për fluturimin e një njësie speciale të aviacionit rus, përmes hapësirës ajrore bullgare, për të transportuar një delegacion në një forum ndërkombëtar.

Që nga nisja e luftës në Ukrainë, shumica e vendeve në Evropë, përfshirë Bullgarinë, kanë mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, ndalesa vlen po ashtu dhe për zyrtarët e lartë rusë, përfshirë Lavrovin.

Leja është e përkohshme dhe e vlefshme vetëm për këtë fluturim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli