Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Tensione të forta në Kuvendin e Malit të Zi, mediat serbe nxjerrin momentin kur Abazoviç për pak sa nuk u përplas fizikisht me një deputet

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2023, 08:09 | Ballkani

Tensione të forta në Kuvendin e Malit të Zi, mediat serbe

Kuvendi i Malit të Zi u shoqërua nga tensione dhe përplasje këtë të hënë, teksa ish-Kryeministri Dritan Abazoviç për pak sa nuk u konfrontua fizikisht me deputetin Nikolla Zirojeviç.

Menjëherë pas incidentit, kanë ndërhyrë edhe deputetë të tjerë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, shkruajnë mediat serbe.

Tensioni arriti kulmin kur Zirojeviç, duke iu drejtuar kolegëve të tij në Kuvend, sugjeroi që një deputeti që shpreh sjellje agresive t’i jepej qetësues Bensedin, pas së cilës ka ardhur reagimi i Abazoviçit.

Zirojeviç i kërkoi Abazoviçit të largohej nga salla e kuvendit, duke sugjeruar një konflikt të mundshëm fizik. Përshkallëzimi është parandaluar nga disa deputetë tjerë, të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani