Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 82%
  • Ndikimi i shoqërisë 12%

“Tanket fluturues” në Beograd, vendi anëtar i BE që po ndihmon Serbinë me armë ruse

Nga Xhevahir Qardaku
23 Nëntor 2023, 16:13 | Ballkani

“Tanket fluturues” në Beograd, vendi anëtar i BE që

“Tanket fluturues” kanë mbërritur në Beograd. Bëhet fjalë për 11 helikopterë të rinj rusë Mi-35, të cilët Serbia i ka marrë sëfundmi nga Qipro, një vend anëtar i Bashkimit Europian.

Raportohet se helikopterët e luftës, shumë të fuqishëm, janë transportuar pak ditë më parë përmes avionit më të madh të prodhuar në seri, Antonov AN-124, që u nis nga një bazë ushtarake në Qipro dhe u ul në bazën ushtarake serbe të Batajnicës.

Mediat raportojnë se Serbia ka blerë gjithashtu edhe katër helikopterë të tjerë të fuqishëm që ndodhen në Rostov të Rusisë, por dorëzimi i tyre është aktualisht i pamundur.

Presidenti Aleksandër Vuçiç, duke folur për helikopterët Mi-35, ka thënë se ata “kanë një tingull ogurzi për armiqtë”. Nuk është ende e qartë nëse Bashkimi Europian është në dijeni të këtij veprimi nga Qiproja dhe as qëndrimi i Brukselit për këtë zhvillim.

Ekspertët ushtarakë theksojnë se “vendimi për shitjen e helikopterëve është marrë për shkak të pamundësisë për mirëmbajtje normale të tyre pas vendosjes së sanksioneve të BE-së për bashkëpunimin ushtarako-teknik me Rusinë në 2014”.

Qiproja i kishte blerë “tanket fluturues” nga Moska në vitin 2001. Prezantimi i tyre bëhet në të njëjtën kohë kur presidenti qipriot, Nikos Kristodulis, po zhvillon një vizitë në Serbi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu