“Rusia po destabilizon Europën e Ballkanin, zgjat tentakulat edhe në Kosovë përmes shoqatave bamirëse”

Nga Erjon Dervishi
20 Shkurt 2024, 20:24 | Ballkani

Rusia po përgatitet intensivisht për të destabilizuar Europën dhe Ballkanin. Informacioni vjen nga Instituti Royal United Services me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas një raporti te publikuar rishtazi, Rusia ka një sërë levash në duar të cilat është duke i përdorur aktualisht. Në raport përmendet Shqipëria dhe Kosova.

Sipas analizës rezulton se, ndikimi rus vjen nëpërmjet bamirësisë dhe punës sociale. Një rol i tillë realizohet përmes Fondacionit Akhmat Kadyrov.

Kjo organizatë promovon liderin Çeçen, Kadyrovin si figurë fetare. Punë të ngjashme bën edhe entiteti Forumi Islamik Evropian, organizatë me seli në Bruksel, dhe është themeluar në tetor të vitit 2018.

“Organizata është sidomos aktive në Ballkan, ku ka krijuar lidhje me përfaqësues autoritarë myslimanë (jo vetëm fetarë, po edhe figura politike) në Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë të Veriut, Kroaci, Greqi dhe Rumani”.

Instituti, Royal United Services

Qëllimi i Moskës sipas raportit është të krijojë një kërcënim strategjik për NATO-n dhe anëtarët e saj, të cilët janë të fokusuar tek lufta në Ukrainë.

Studiuesit e Institutit Royal United Services argumentojnë se vendet perëndimore duhet të bëjnë më shumë për të luftuar Moskën dhe taktikat e saj të një lufte jokonvencionale, nëse dëshirojnë të kenë sukses në mposhtjen e Rusisë në Ukrainë.

Siç thuhet, Rusia ka interes edhe në destabilizim të partnerëve të Ukrainës dhe me ofrimin e zgjedhjeve nëpër Evropë, ekzistojnë një mori mundësish për të rritur ndasitë. Raporti pretendon se ushtria ruse po forcon kapacitetet për të zhvilluar sulme jokonvencionale, ndërsa vihet re narrativë për të zgjeruar ndikimin përtej konfliktit në Ukrainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos