Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, reagoi ndaj deklaratës së kryeministri Edi Rama se çdo sulm ndaj Kosovës është dhe sulm ndaj Shqipërisë, duke thënë se ajo ishte “rrëqethëse”.
Ai më tej nënvizoi se ushtria serbe nuk do të sulmojë askënd. “Dëgjuam nga një shtet fqinj se nëse dikush do ta sulmonte Kosovën, edhe pse nuk e di kush do ta bënte këtë, Shqipëria nuk do ta lejonte. Pas një deklarate kaq të tmerrshme, u dëgjua vetëm një heshtje e madhe, aq e fortë ishte sa u bë e pakëndshme”, nënvizoi Vuçiç.
Më tej pretendoi se nëse do të kishte reaguar me kërcënim do ta kishin mallkuar dhe ofenduar nga e gjithë bota. (A2 Televizion)