Nga Vladimir Putin te Aleksandër Vuçiç. Është kjo ndalesa e radhës për gazetarin kontrovers amerikan Tucker Carlson, i cili pas Rusisë do të vizitojë Serbinë, shtet të cilin e ka vlerësuar vazhdimisht me nota pozitive.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, e cila në takimin me Carlson në Samitin e Qeverisë Botërore në Dubai, tha se ai synon të vizitojë Beogradin në mes të vitit 2024.
Carlson është takuar me herët me presidentin serb Vuçiç në gusht te vitit 2023 në ambasadën serbe në Budapest. Ai postoi një video në lidhje me takimin në X duke thënë se Vuçiç është “një djalë i zgjuar”. (A2 Televizion)