All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Serbia merr armë të tjera nga Rusia, sanksionet nuk “pijnë ujë”

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2024, 21:18 | Ballkani
All - Paragraf - 1

Serbia merr armë të tjera nga Rusia, sanksionet nuk “pijnë

Serbia mori një tjetër sasi armësh nga Rusia, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare ndaj Moskës për shkak të agresionit në Ukrainë.

All - Paragraf - 3

Presidenti Vuçiç prezantoi një sistem rus për bllokimin elektronik të dronëve i njohur si Repellent, në prag të ditës së shtetësisë së Serbisë që kremtohet të enjten.

“Ky është Repelent. Nuk është aq i fortë sa Krasukha, por është i shkëlqyer”, tha presidenti Vuçiç, duke iu referuar një sistemi rus të luftës elektronike.

Armatimet mbërritën në Serbi disa muaj më parë, ndonëse hapësira ajrore e saj është pothuajse tërësisht e rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s që kanë rënë dakord për sanksionet perëndimore kundër Rusisë.

All - Paragraf - 6

Serbia është i vetmi vend evropian që ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian pas agresionit të Rusisë në Ukrainë dy vjet më parë. Është gjithashtu i vetmi vend evropian që vazhdon të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Moskën. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos