Shqetëson gjendja shëndetësore e Mitsotakis, largohen nga Kuvendi me urgjencë

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2024, 19:22 | Ballkani

Shqetëson gjendja shëndetësore e Mitsotakis, largohen nga Kuvendi

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është larguar me urgjencë nga salla e Kuvendit të Greqisë për shkak se është ndjerë keq.

Kreu i qeverisë greke ishte duke mbajtur një fjalim në Kuvend, por papritur është ndjerë keq dhe e ka ndërprerë fjalën në mes për t’u larguar.

 “Zoti Mitsotakis ndjeu një dhimbje të mprehtë në pjesën e shpinës. Kryeministri është mirë dhe po pushon pas këtij episodi”, tha kryetari i Kuvendit lidhur me largimin e papritur të zotit Mitsotakis. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos