Ka probleme me Prishtinën, BE refuzon hapjen e kapitullit të tretë me Beogradin

Nga Xhevahir Qardaku
4 Dhjetor 2024, 20:17 | Ballkani

Ka probleme me Prishtinën, BE refuzon hapjen e kapitullit të

Vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk kanë arritur dakordësinë për të arritur marrëveshje për hapjen e kapitullit të 3-të në negociatat me Serbinë.

Lajmi është bërë ditur mediat serbe duke cituar burime diplomatike nga Brukseli. Hungaria si presidente e BE-së njofton se debati për këtë çështje do të vazhdojë javën e ardhshme, shkruan A2.

Koha për marrëveshje po mbaron, sepse konferenca ndërqeveritare për hapjen e kapitujve, nëse ka, duhet të mbahet në javën ndërmjet 16 dhe 20 dhjetor. Sipas burimeve diplomatike, qëndrimet e vendeve anëtare nuk kanë ndryshuar ndjeshëm në raport me debatin e mëparshëm, citojnë mediat serbe.

Si arsye kryesore për refuzimin, vendet anëtare vunë në dukje mospërputhjen e Serbisë me politikën e jashtme të BE-së dhe sanksionet kundër Rusisë, orientimin e paqartë gjeopolitik të Beogradit, problemet në sundimin e ligjit, si dhe marrëdhëniet me Prishtinën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos