"Nuk jemi ne fajtorë", Vuçiç: Komisioni i PE ka kërkuar prova nga Prishtina

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2024, 22:23 | Ballkani

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar i pakënaqur nga Brukseli në lidhje me sulmin e ndodhur në Zubin Potok të Kosovës dhe akuza që e shënjestrojnë shtetin serb.

Vuçiç fajësoi Prishtinën për akuza të pabaza dhe sigurioi Bashkimin Europian se sapo të ketë të dhëna do të informojë opinionin publik.

“Beogradi nuk ka lidhje me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenac. Deputetët në seancën e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian po kërkonin prova për akuzat e Prishtinës.

Zëvendëskryeministrja e Prishtinës, Donika Gervalla, në atë komision tha se Serbia duhet fajësuar. Ata i dhanë mundësinë të flisnin vetë pa pasur mundësi që ne të përgjigjemi në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Europian. Ajo sigurisht që si gjithmonë ka gjuajtur shashka ashtu siç e ka menduar, por mendoj se non-paper i tyre është e turpshme dhe nuk mendoj se është e formuluar me zgjuarsi sepse ata janë fajtorë. Nuk kishte asnjë provë, asnjë tregues që tregon se njerëzit në botë janë shumë më seriozë se kaq. Sapo institucionet në Beograd të kenë dëshmi se kush është përgjegjës për sulmin e kryer të premten, do ta informojnë opinionin. Shumë gjëra janë të dyshimta për ne, por e sigurt është se Beogradi nuk është fajtor, tha Vuçiq dhe tha se Beogradi është i gatshëm të punojë me të gjithë në botë për hetimin dhe arrestimin dhe ndjekjen eventuale të përgjegjësve për sulmin”, tha Vuçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos