Taravari merr "Shëndetësinë", Gashi, kryeparlamentar! Dalin emrat e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
22 Maj 2024, 22:35 | Ballkani

Kryetari i ardhshëm i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, do të jetë drejtuesi i Alternativës, Afrim Gashi. Tashmë është krijuar një panoramë më e qartë se si do të duket qeveria e re në Maqedoninë e Veriut. Referuar medias “Alsat”, përpos, kryeparlamentarit, “Alternativa”, do të ketë edhe zv/ministrin e Arsimit dhe zv/ministrin për Bashkësi Etnike.

Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit do ta merr postin e zv/kryeministrit të parë të Qeverisë, post që më herët i ka takuar Artan Grubit, Ministrinë e Ambientit dhe dy zv/ministra, atë të Transportit dhe të Ministrisë së Brendshme.

Lëvizja e Besa do të udhëheq me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Gjithashtu Besës do t’i takojë edhe zv/ministri i Kulturës.

Arben Taravarit do t’i takojë Ministria e Shëndetësisë, zv/ministri i Mbrojtjes dhe zv/ministri i Bujqësisë.

Lista përfundimtare do të bëhet publike zyrtarisht të premten. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos