Vulin i “hakërrehet” Gjermanisë për rezolutën për Srebrenicën: Komb gjenocidial jeni ju

Nga A2 CNN
22 Maj 2024, 21:26 | Ballkani

Vulin i “hakërrehet” Gjermanisë për rezolutën

Zv/kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin ka lëshuar akuza të ashpra ndaj Gjermanisë dhe zyrtarëve të lartë të saj, në lidhje me mbështetjen që kjo e fundit ka treguar për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë që pritet të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

Vulin deklaroi se ministrja e Jashtme gjermane, Analene Baerbock është mbesa e një nazisti, teksa sipas tij, gjermanët janë komb gjenocidial.

“Do të mbetet e vërtetë se gjermanët janë komb gjenocidial, kurse serbët jo. Dhe nuk ka forcë që do ta ndryshojë këtë – tha zëvendëskryeministri i Serbisë.

Propozimi përfundimtar për rezolutën mbi gjenocidin në Srebrenicë ka mbërritur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në dokumentin që ka nervozuar serbët, kërkohet që 11 korriku të shpallet si dita ndërkombëtare e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995.

Republika Srpska ka dërguar një raport në OKB duke kërcënuar me qëndrimin se “miratimi i rezolutës për Srebrenicën do të shkaktonte konflikte të brendshme” në Bosnje e Hercegovinë.

Lideri separatist, Milorad Dodik, i sanksionuar nga SHBA dhe shumë I afërt me Rusinë, ka kërcënuar shpesh se do të ndajë Republika Srpska nga Bosnja në rast të miratimit të rezolutës.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi