Tërmet i fortë në Japoni, alarm për cunami

Nga A2 CNN
13 Janar 2025, 15:09 | Bota

Tërmet i fortë në Japoni, alarm për cunami

Japonia u godit të hënën nga një tërmet me magnitudë 6,9 të shkallës Rihter dhe autoritetet lokale dhanë alarmin për një cunami të mundshëm, shkruan A2 CNN.

Lëkundjet u ndjenë në brigjet jugperëndimore të vendit. Tërmeti ra në orën 9:19 me orën lokale. Për shkak të tij, në provincën Miyazaki, në ishullin Kyushu dhe në prefekturën jugore Kochi, u dha alarmi për cunami.

Autoritet këshilluan banorët vendas të mos futen në ujë dhe të mos i afrohen bregut deri në një njoftim të dytë, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë në rrjetin social X. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos