Sulm kundër Sekretarit Britanik? Grant Shaaps braktis udhëtimin e tij për në Odesa

Nga A2 CNN
17 Mars 2024, 15:30 | Bota

Sulm kundër Sekretarit Britanik? Grant Shaaps braktis udhëtimin e tij

Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps u detyrua të braktisë një udhëtim në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, për shkak të një kërcënimi me raketa ruse. Sekretari i Mbrojtjes e ndërpreu vizitën pasi u paralajmërua nga inteligjenca britanike se rusët kishin marrë dijeni për planet e tij të udhëtimit.

Shapps do të udhëtonte për në Odesa një ditë pasi një raketë goditi qytetin ndërsa presidenti ukrainas dhe kryeministri grek po e vizitonin atë. Pesë persona u vranë në sulm, thanë autoritetet ukrainase.

Shapps kishte udhëtuar me tren gjatë natës nga Polonia në Ukrainë, i shoqëruar nga shefi i shtabit të mbrojtjes, dhe një ekip i vogël zyrtarësh britanikë. Qëllimi i udhëtimit të tyre ishte të takonin liderin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe anëtarë të lartë të administratës së tij të kohës së luftës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos