All - Paragraf - 1

Një sulm me bombë ndaj një autobusi shkollor në rajonin Balochistan të Pakistanit ka vrarë të paktën pesë persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.
All - Paragraf - 3
Autobusi mbante rreth 40 nxënës shkolle kur shpërtheu rreth orës 07:40 sipas orës lokale, pak jashtë qytetit të largët të Khuzdari.
Tre nga pesë personat e vrarë janë fëmijë, tha policia.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për incidentin deri më tani, por Balochistan, një provincë e trazuar në jugperëndim të vendit, është përfshirë nga një kryengritje e gjatë dhe shkelje të të drejtave të njeriut. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2